Brexiti rrezikon qeverinë britanike

Evropë

Brexiti rrezikon qeverinë britanike

Më: 31 mars 2019 Në ora: 12:38
Britani

Kryeministrja britanike, Theresa May, përballet me rrezikun e dorëheqjeve nga disa ministra të lartë nga të dyja kampet e Brexitit, varësisht se çfarë rruge zgjedh ajo javën e ardhshme, raporton gazeta “Sunday Times”, transmeton Reuters..

Së paku gjashtë ministra të lartë pro Bashkimit Evropian të kabinetit të saj do të dorëhiqen nëse ajo ndërmerr hapat për një Brexit pa-marrëveshje, ndërsa ministrat që mbështesin Brexitin do të dorëhiqen nëse ajo mbështet unionin doganor me BE-në apo kërkon të shtyjë Brexitin.

“Theresa May do të paralajmërohet sot se qeveria e saj përballet me kolaps total nëse ajo s’e kalon marrëveshjen e saj për Brexitin - pasi ndihmësit e kryeministres ishin të shqetësuar nëse do të pranonin një Brexit të butë ose do të thërrisnin zgjedhje të përgjithshme këtë javë”, shkroi gazeta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat