Erdogan voton, shpreh keqardhje për dy të vrarët

Evropë

Erdogan voton, shpreh keqardhje për dy të vrarët

Më: 31 mars 2019 Në ora: 16:04
Recep Tayyip Erdogan

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka votuar sot në Stamboll në kuadër të zgjedhjeve lokale, të cilat AP i vlerëson si një test kyç të popullaritetit të tij në kohën e rënies të mprehtë ekonomike.

Erdogan gjatë votimit shprehu keqardhje për vdekjen e dy personave në provincën Malatya në lindje të Turqisë, e cila kishte të bënte me zgjedhjet.

Në zgjedhjet për pushtetin lokal në qytetin më të madh turk të Stambollit është votuar për dy kandidatët kryesorë, transmeton AP dhe kujton deklaratën e presidentit Erdogan, i cili vetë ishte kryetar i bashkisë së këtij metropoli në të cilën  jetojnë 15 milionë njerëz, se fitorja është thelbësore dhe se "kushdo që fiton në Stamboll, fitonTurqinë".

Mediat kanë regjistruar votimet e kandidatëve të partisë në pushtet Binali Yildirim, ish-kryeministri i Erdogan dhe ministri i Transportit dhe kandidati i opozitës Ekrem Imamoglu, i cili deri më tani ka qenë në krye të një prej komunave të Stambollit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat