Macron emëroi tre ministra të ri

Evropë

Macron emëroi tre ministra të ri

Më: 31 mars 2019 Në ora: 22:22
Presidenti francez Emmanuel Macron

Loiseau, e cila u bashkua me qeverinë franceze në qershor 2017, dha dorëheqjen të mërkurën, pasi ajo do të jetë në krye të fushatës së partisë së Macron për zgjedhjet në Parlamentin Evropian.

Amelie de Montchalin është një ekonomiste dhe ka punuar në Komisionin Evropian si një analiste politike.

Një zëdhënëse e re e qeverisë franceze do të jetë Sibeth Ndiaye, e cila ishte përgjegjëse si këshilltare e komunikimeve të Macron, ndërsa Cedric O është ministri i ri i Çështjeve digjitale.

Zëdhënës i Qeverisë ishte Benjamin Griveaux, ndërsa ministër i Punëve të Brendshme Mounir Mahjoubi. Ata thanë se dëshironin të kandidonin për kryebashkiakun e Parisit vitin e ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat