Komediani që kryesoi zgjedhjet në Ukrainë: Jam i lumtur, por ky nuk është vendimi përfundimtar

Evropë

Komediani që kryesoi zgjedhjet në Ukrainë: Jam i lumtur, por ky nuk është vendimi përfundimtar

Më: 1 prill 2019 Në ora: 09:15
Komediani Volodymyr Zelenskiy

Komediani Volodymyr Zelenskiy pa përvojë politike ka fituar më së shumti vota në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale të Ukrainës, sipas sondazheve.

Ai ka folur pas rezultatit të zgjedhjeve duke thënë se edhe pse ndihet i lumtur, megjithatë rezultati përfundimtar ende nuk është shpallur.

“Jam shumë i lumtur por ky nuk është rezultati përfundimtar, presim t’i shohim rezultatet”.

Zelenskiyi cili është protagonist në serinë televizive “Shërbyesit e Popullit”, ka marrë 30.4%  të votave, ndërsa kreu aktual Petro Poroshenko është i dyti me 17.8% kurse ish kryeministrja e Ukrainës Julia Timoshenko ka marrë mbështetje vetëm 14.2 %.

Presidenti ukrainas ka fuqi domethënëse për sa i takon sigurisë, mbrojtjes dhe politikës së jashtme, e sistemi i Republikës ish-sovjetike konsiderohet si gjysmëpresidencial.

Ai do të trashëgojë një konflikt ende të pazgjidhur mes trupave ukrainase dhe separatistëve prorusë në lindje, ndërsa Ukraina përpiqet të plotësojë kërkesat e BE-së për lidhje më të ngushta ekonomike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat