OKB, drejtim franko-gjerman i Këshillit të Sigurimit

Evropë

OKB, drejtim franko-gjerman i Këshillit të Sigurimit

Më: 1 prill 2019 Në ora: 13:00
Foto

Gjermania merr nga sot drejtimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, megjithatë jo e vetme, sepse organizmin e rëndësishëm do ta drejtojë së bashku me Francën.

Të dyja këto vende janë anëtare të Këshillit, Franca e përhershme ndërsa Gjermania, anëtare për dy vite 2019-2020. Franca i pati frerët e tij në duar në mars, ndërsa Gjermania do t’i ketë për muajin prill.

Ky i ashtuquajtur drejtim i dyfishtë shihet si shenjë e miqësisë në politikën e jashtme. Berlini dhe Parisi ranë dakord për bashkëpunim të ngushtë edhe në këtë organizëm me “Marrëveshjen e Achenit”.

Fokusi kryesor i tyre për momentin do të jetë shmangia e krizës në Afrikë. Në mesin e prioriteteve renditet edhe përmirësimi i punës së organizatave humanitare në mbarë botën. Por, theksi do të vendoset gjithashtu në mënyrë të veçantë edhe te masat që do të merren kundër tregtisë së armëve të lehta në Ballkan.

Dy vendet kërkojnë një bashkëpunim më të mirë me autoritetet rajonale në këtë drejtim, e duan që Ballkani të shërbejë si shembull edhe për rajonet e tjera. Këshilli i Sigurimit i OKB-së ka qenë mjaft i përçarë kohët e fundit, për shkak të mosmarrëveshjeve të mëdha dhe interesave të ndryshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Rusisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat