Partia e Erdoganit dorëzon ankesë për humbjen në Ankara

Evropë

Partia e Erdoganit dorëzon ankesë për humbjen në Ankara

Më: 1 prill 2019 Në ora: 14:03
Presidenti Erdogan

Partia e presidentit turk, AKP, ka njoftuar të hënën se pret që rezultati i zgjedhjeve për qytetin e Ankarasë të ndryshojë në favor të tyre pas dorëzimit të ankesave, ndonëse kandidati i partisë opozitare e ka fituar numrin më të madh të votave.

Partia e Erdoganit i ka pësuar disa humbje në zgjedhjet lokale të së dielës pasi e humbi pushtetin në Ankara për herë të parë që nga themelimi i partisë në vitin 2001 dhe pritet që të shënojë humbje edhe në Stamboll.

Gjatë një konference për gazetarë në Ankara, sekretari i përgjithshëm i partisë AKP, Fatih Sahin, tha se partia e tij do të bëj ankesë për rezultatin e zgjedhjeve për secilën zonë të kryeqytetit turk. Ai tha se AKP-ja do të shënojë përparim të dukshëm si rezultat i këtyre ankesave.

Agjencia shtetërore e lajmeve, Anadolu, ka njoftuar se kandidati i opozitës për kryetar të Stambollit tash për tash ka epërsi prej 0.28 për qind ndaj kandidatit të partisë së Erdoganit, kur janë numëruar 99.8 për qind e votave.

Të dy kandidatët e kanë shpallur veten fitues të garës për kryetar të qytetit më të madh në Turqi, shkruan “Reuters”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat