Arrestohet personi që i theri katër persona në Londër

Evropë

Arrestohet personi që i theri katër persona në Londër

Më: 2 prill 2019 Në ora: 23:24
Londër

Është arrestuar personi cili kishte therur me thikë katër persona para dy ditësh në Londër. Në fakt ai është arrestuar pasi sot po tentonte që ta therte personin e pestë, por u kap nga një polic që rastësisht qëlloi afër.

I dyshuari i cili u arrestua është rreth 30 vjeçar, ndërsa policia mendoi se para dy ditësh kishte kapur personin përgjegjës, që në fakt doli që të mos jetë ai. Menjëherë pasi u kuptua personi u la i lirë.

Por megjithatë hetimet janë duke vazhduar.

Policia bën thirrje pwr kujdes sepse ende nuk është vërtetuar plotësisht se personi që u arrestua sot, është i njëjti person i para dy ditëve.

“Ne kemi bërë dy arrestime, duke e liruar njërin, pasi u vërtetua se ai është i pafajshëm” thuhet në njoftimin e policisë për media, raporton DailyMail.

“Për shkak të përshkrimit të dëshmitarëve dhe viktimave, në besojmë se kemi arrestuar personin e duhur, duke pasur parasysh se ai edhe në fakt sonte theri një person tjetër”, thuhet në raport.

Identiteti i të arrestuar ende nuk është bërë publik.

Para dy ditëve katër persona u therën në Londër, ku dy prej tyre ishin në gjendje rreziku për jetë, ndërsa dy me lëndime jo serioze. Këta persona që u therën ishin të përzgjedhur rastësorë të kriminelit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat