Brexit, May kërkon rrugëdalje tek Corbyn

Evropë

Brexit, May kërkon rrugëdalje tek Corbyn

Më: 3 prill 2019 Në ora: 11:15
Theresa May dhe Jeremy Corbyn

Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May, do të ulet në tryezën e bisedimeve edhe me opozitën e saj në vend në përpjekje për të gjetur një zgjidhje për marrëveshjen për të dalë nga Bashkimi Evropian.

May do të takohet me liderin e laburistëve, Jeremy Corbyn, i cili në vazhdimësi ka kundërshtuar marrëveshjen e negociuar mes Britanisë dhe BE-së.

Kryeministrja shpreson se të dy mund të dalin me një version të modifikuar të marrëveshjes së saj me BE, që të mund të sigurojë mbështetjen e deputetëve.

Corbyn thotë se dëshiron që bashkimi doganor dhe të drejtat e punëtorëve të kenë përparësi.

Por Boris Johnson akuzoi May se kërkon t'ia lërë dorën përfundimtare të Brexit Partisë Laburiste.

May njoftoi planin e saj për të takuar Corbyn, si dhe synimin e saj për t'i kërkuar BE-së një zgjatje të afatit të Brexit, pas më shumë se 7 orë bisedimesh me kabinetin e saj të martën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat