Presidenti i Komisionit të BE-së: Disa ministra italianë janë gënjeshtarë

Evropë

Presidenti i Komisionit të BE-së: Disa ministra italianë janë gënjeshtarë

Më: 3 prill 2019 Në ora: 14:30
Jean-Claude Juncker

“Disa ministra italianë janë gënjeshtarë kur nuk zbulojnë fondet evropiane që i janë dhënë Italisë”, është akuza e bërë nga presidenti i Komisionit të BE-së Jean-Claude Juncker, sipas asaj që raporton “Euranet plus”.

“Kam qenë në Itali dy ditët e fundit –ka vijuar Juncker- dhe kam konstatuar se shumë italianë mendojnë se Europa nuk bën aq sa duhet për të ndihmuar Italinë, që gjë më vjen keq”.

Presidenti i Komisionit Evropian ka dhënë një sërë të dhënash: “Duhet të dinë se që kur kam qenë unë, kemi dhënë 130 miliardë dollarë për Italinë: me planin Juncker 63.3 miliardë, fondet strukturore për të rigjallëruar ekonominë italiane. Në total,  mbështetja evropiane për Italinë është 130 miliardë.  A  ka qoftë edhe një italian i vetëm që e di këtë? Jo, sepse një numër i caktuar i ministrave italianë thonë pikërisht të kundërtën, janë gënjeshtarë, gënjeshtarë “, raporton radio “Euranet plus”.

Menjëherë pas kësaj ka reaguar Luigi Di Maio ka thënë :-“ Unë nuk e kuptova se çfarë donte të thoshte Juncker, por nuk kam ndërmend të ushqej tensionet me Komisionin e BE-së, ky është një moment delikate për të gjithë Evropën”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat