Juncker: BE për evitimin e Brexit pa marrëveshje

Evropë

Juncker: BE për evitimin e Brexit pa marrëveshje

Më: 3 prill 2019 Në ora: 16:54
Jean Claud Juncker

“Ne do të punojmë, shtetet anëtare dhe Parlamenti Europian, deri në çastin e fundit për të evituar një Brexit pa marrëveshje”, tha Juncker, në momentin kur kryeministrja britanike, Theresa May është duke kërkuar një kompromis me opozitën laburiste.

Kryetarja konservatore pritet të takohet sot me shefin e laburistëve, Jeremy Corbyn, për të gjetur një kompromis mbi mënyrën se si vendi do të dalë nga BE-ja, pas tre kundërshtimesh të njëpasnjëshme nga ana e deputetëve britanikë të marrëveshjes së negociuar me Brukselin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat