Imamoglu: Krerët e partive të Turqisë janë humbës të këqinj

Evropë

Imamoglu: Krerët e partive të Turqisë janë humbës të këqinj

Më: 4 prill 2019 Në ora: 09:27
Ilustrim

Krerët e partive të Turqisë janë humbës të këqinj, thotë fituesi i zgjedhjeve Imamoglu.

Në konferencat e përditshme të shtypit dhe në biografinë e tij në rrjetin social Twitter – Ekrem Imamoglu i partisë opozitare CHP thotë se ai është kryetari i ri i bashkisë, raporton BBC.

Sipas rezultateve paraprake nga bordi i zgjedhjeve thuhet se ai i fitoi zgjedhjet lokale fundjavën e kaluar me rreth 25 mijë vota.

Por në të gjithë qytetin, Partia qeverisëse AK ka vendosur postera fitoreje, me në krye Presidentin Rexhep Tajip Erdogan dhe kandidatin Binali Yildirim duke falënderuar Stambollin për fitore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat