Kërcënimi i Brexit-it pa marrëveshje, BBC përgatitet për lëvizjen në Holandë

Evropë

Kërcënimi i Brexit-it pa marrëveshje, BBC përgatitet për lëvizjen në Holandë

Më: 5 prill 2019 Në ora: 06:17
BBC

BBC është gati të lëvizë një numër të kanaleve të saj komerciale në Holandë, nëse rezultati i bisedimeve aktuale të Brexit e bën të nevojshme.

Në parlament, lëvizjet vazhdojnë për të parandaluar një “No Deal Brexit”, teksa data e fundit për një dalje të tillë është më 12 prilli.

Duke cituar burime të njohura me këtë çështje, Bloomberg tha se licencat e mbajtura nga ana e BBC Studios, do të ishin të nevojshme për të siguruar qasje të vazhdueshme në Europën kontinentale, për kanalet BBC Brit, BBC Earth, BBC Entertainment, BBC First dhe BBC Lifestyle.

Në orët e vona të së mërkurës, parlamenti votoi me 313 vota pro, bllokimin e një daljeje pa marrëveshje të Britanisë nga BE-ja, ndërsa detyroi kryeministren Theresa May që të kërkojë shtyrje të afatit, derisa të ketë një pakt të miratuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat