Zyra e Jashtme britanike i ndan post avokates Amal Clooney

Evropë

Zyra e Jashtme britanike i ndan post avokates Amal Clooney

Më: 5 prill 2019 Në ora: 15:05
Amal Clooney

Avokatja e të drejtave të njeriut, Amal Clooney, u emërua e dërguar e posaçme e Qeverisë britanike për lirinë e mediave, njoftoi Zyra për Punë të Jashtme e Britanisë së Madhe.

Clooney dhe sekretai i Jashtëm britanik, Jeremy Hunt, "do të punojnë për të luftuar ligjet që i pengojnë gazetarët nga kryerja e punës së tyre", thuhet në njoftim.

Hunt tha se dhuna kundër gazetarëve ka arritur "nivele alarmante në botë".

Clooney, e cila nuk do të ketë pagesë për këtë punë, tha se është "e nderuar" për rolin.

"Gjatë punës sime ligjore në mbrojtje të gazetarëve kam parë mënyrat, në të cilat shënjestrohen dhe burgosen gazetarët, në përpjekje për t'i heshtur ata dhe për të penguar mediat e lira", tha Clooney, e cila, vitin e kaluar, iu bashkua ekipit ligjor për mbrojtjen e dy gazetarëve të agjencisë Reuters, të arrestuar në Mianmar.

Avokatja birtaniko-libaneze është e njohur për trajtimin e rasteve të profilit të lartë në fushën e të drejtave të njeriut.

Në vitin 2015, ajo ka qenë pjesë e ekipit ligjor që punonte për lirimin e dy gazetarëve të Al Jazeera-s, të burgosur në Egjipt.

Së voni, ajo ka përfaqësuar Nadia Muradin - fituese e Çmimit Nobel për Paqe - e cila është kapur dhe torturuar në Siri nga grupi militant Shteti Islamik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat