Gruaja nuk e ndihmon me lejen e qëndrimit, ai e masakron me 50 goditje thike

Evropë

Gruaja nuk e ndihmon me lejen e qëndrimit, ai e masakron me 50 goditje thike

Më: 7 prill 2019 Në ora: 14:35
Dana Abdullah, me origjinë iraniane, përdori thikën e kuzhinës për të masakruar

Vrau gruan e tij me 50 goditje thike, pasi ajo një vajzë me shtetësi angleze, refuzoi që ta ndihmonte për të marrë lejen e qëndrimit në Britaninë e Madhe.

Dana Abdullah, me origjinë iraniane, përdori thikën e kuzhinës për të masakruar

Avan Najmadeen, nënën e katër fëmijëve, krim i ndodhur më 1 tetor të vitit që lamë pas.

Pas kësaj ai u largua nga shtëpia në Fenton, të Stoke-on-Trent, duke e lënë 32-vjeçaren të vdesë mes një pellgu gjaku. Por më parë ai e leu shtëpinë me alkool dhe i vuri zjarrin, duke u munduar që të inskenonte një ngjarje aksidentale.

Më pas mori një taksi deri në Liverpool, dhe më tej në Glasgow, Skoci ku u dorëzua në polici, duke thënë se ishte një emigrant ilegal. Nuk tha asgjë për krimin, me shpresën se autoritetet do e dëbonin në Iran dhe kështu do i shpëtonte dënimit, por nuk ia doli.

Jo vetëm kaq, por burri ishte dënuar për pedofili në vendin e tij 2013, pasi kishte abuzuar seksualisht me një vajzë 13 vjeçe.

Avokatët e tij thanë lidhur me vrasjen, se klienti i tyre kishte kaluar një jetë të vështirë dhe se ishte penduar për gjithë çfarë kishte bërë. Por gjykata e Stafford, provoi se Abdullah e kishte kërcënuar me jetë edhe më parë gruan, duke e akuzuar se e kishte çnderuar pasi ishte konvertuar në të krishterë, shkruan noa.al.

Por pavarësisht çdo pretendimi, gjykata e shpalli fajtor këtë të enjte, duke e dënuar me 18 vite e 6 muaj burg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat