Vdes 10 vjeçarja që po priste për transplantim të mushkërive

Evropë

Vdes 10 vjeçarja që po priste për transplantim të mushkërive

Më: 7 prill 2019 Në ora: 18:30
Belle Curran

Një vajzë 10 vjeçare, që ishte në pritje për një transplantim të dyfishtë të mushkërive, ka vdekur përpara se të gjendet një donator.

Belle Curran, kishte një sëmundje të rrallë të mushkërive, gjë që nënkuptonte që ajo kërkonte furnizim të vazhdueshëm të oksigjenit dhe duhej të përdorte një karrocë.

Belle, nga Ullesi, u diagnostikua në moshën dyvjeçare dhe ishte në listën e transplantimit për 18 muaj.

Një faqe në Facebook, në emrin e saj, konfirmoi se ajo vdiq të premten.

Nëna e saj Stella, tha se vajza e saj kurrë nuk u ankua për shëndetin e saj dhe mbeti jashtëzakonisht pozitive kur gjendja e saj u përkeqësua.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat