Partia e Erdoganit kërkon që të përsëriten zgjedhjet në Stamboll

Evropë

Partia e Erdoganit kërkon që të përsëriten zgjedhjet në Stamboll

Më: 9 prill 2019 Në ora: 18:21
Recep Tayyip Erdogan

Zëvendëskryetari i Përgjithshëm i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), Ali Ihsan Yavuz, njoftoi se do të kërkojnë që të përsëriten zgjedhjet në Stamboll.

Ai duke folur për mediat në selinë e AK Partisë, tha se partia duke përdorur rrugën e apelimit të jashtëzakonshëm, do të kërkojë që zgjedhjet në Stamboll të përsëriten. 

Anadolu Agency raporton kjo parti do të bëjnë apelimin e jashtëzakonshëm për zgjedhjet edhe në rrethin e Stambollit, Buyukçekmece.  

Sipas rezultateve jo zyrtare kandidati i Partisë opozitare Republikane Popullore (CHP) Ekrem Imamoglu, kryeson me 48,79 për qind, ndërsa ai Partisë AK, Binali Yildirim ka fituar 48,51 për qind vota.  

Ndryshe, pas një ankese të bërë nga AK Parti, Këshilli i Lartë Zgjedhor i Turqisë vendosi të mërkurën e kaluar të rinumërojë vota në disa rrethe të Stambollit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat