E pret fëmijën në fyt, pyet bashkëshortin pse po qan

Evropë

E pret fëmijën në fyt, pyet bashkëshortin pse po qan

Më: 9 prill 2019 Në ora: 23:17
21 vjeçarja

Një e re ukrainase (21) ka prerë me thikë kuzhine fëmijën e saj trevjeçare nga xhelozia, pasi besonte se burri i saj e donte më shumë se ajo.

Burri i saj (26) kishte dalë për të hedhur mbeturina në kohën kur ndodhi krimi në Rivne në veriperëndim të Ukrainës.

Ai gjeti gruan e tij me duar të përgjakshme dhe pastaj hyri në dhomën e gjumit për të parë fëmijën e vdekur. Gruaja thuhet se e pyeti: 'Pse po qan?'

Nëna e vrasëses, Maria Momot pohon se vajza e saj ishte xheloze për fëmijën. Policia ka gjetur thikën me të cilën është vrarë fëmija dhe ka arrestuar nënën e saj.

Dyshohet se vrasësja nuk e dinte se çfarë ishte duke bërë. Sipas policisë, ajo vuante nga një sëmundje psikike, për shkak të inflamacionit të trurit dhe për këtë arsye kishte qëndruar në një spital psikiatrik. Megjithatë, nga aty kishte dalë “e kuruar”, shkruajnë mediat britanike.

Tash ajo serish është kthyer në spital. Ajo akuzohet për vrasje me paramendim, për shkak të të cilës mund të dënohet deri 15 vjet burg.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat