Opozita: Policia turke është duke shkuar derë më derë në Stamboll duke pyetur qytetarët për kë votuan

Evropë

Opozita: Policia turke është duke shkuar derë më derë në Stamboll duke pyetur qytetarët për kë votuan

Më: 9 prill 2019 Në ora: 23:30
Erdogan

Tensionet mbi zgjedhjet lokale në Turqi, veçmas të Stambollit dhe Ankarasë po vazhdojn, opozita turke ka pohuar se policia po shkon derë më derë në rrethin e Büyükçekmece, duke i pyetur banorët se për të cilët kanë votuar, njoftoi të martën agjencia e lajmeve Artı Gerçek.

Pretendimet u bënë nga Engin Altay dhe Seyit Torun, zyrtarë të lartë nga Partia Popullore Republikane (CHP), kandidati i së cilës, Ekrem İmamoğlu, fitoi kandidaturën për kryebashkiak të Stambollit sipas rezultateve preliminare të zgjedhjeve të 31 marsit.

Partia në pushtet AKP ka kundërshtuar në mënyrë të përsëritur rezultatet e zgjedhjeve të Stambollit, duke kërkuar në fillim rinumrin, madje duke bërë thirrje për një zgjedhje të re.

“Policia po shkon derë më derë në Büyükçekmece. ‘Për cilën parti keni votuar?’ duke bërë presion” tha Altay, duke dënuar atë që ai i referohet si terrorizëm i sponsorizuar nga shteti ndaj qytetarëve për shkak të zgjedhjeve të tyre politike.

Një hetim u nis në vendet në Büyükçekmece, bazuar në pohimet se regjistrat e votuesve u ndryshuan menjëherë para zgjedhjeve.

Pretendimet u mbështetën nga Ministri i Brendshëm Süleyman Soylu, i cili të martën shprehu mbështetjen për thirrjet për zgjedhje të reja. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat