Barclay: Dalje nga BE në rastin më të parë të mundshëm

Evropë

Barclay: Dalje nga BE në rastin më të parë të mundshëm

Më: 10 prill 2019 Në ora: 14:24
Stephen Barclay

Qeveria britanike ka qenë e detyruar të kërkojë nga  Brukseli për një shtyrje tjetër të Brexit, por ende mbetet e angazhuar për daljen e Britanisë së Madhe nga BE në rastin më të parë të mundshëm, theksoi Stephen Barclay, ministri Thesarit, intervistuar nga BBC.

“Unë nuk dëshiroj një zgjatje të kohës, as kryeministrja”, tha Barclay.

“Unë nuk dua një zgjatje pafund, kryeministrja nuk dëshiron një zgjatje të tillë dhe kjo është arsyeja pse ne sot kërkojmë një zgjatje deri më 30 qershor në mënyrë që të mundemi të largohemi nga BE sa më shpejt që të jetë e mundur”, këmbëngul ministri.

“E gjithë kjo është një pasojë e sjelljes së Parlamentit, jo e qeverisë. Qeveria ka marrëveshje të pajtuar me BE’’, shtoi ai.

”Parlamenti na detyroi të gjendemi në këtë situatë aktuale’’, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat