Zvicër, shfuqizohen rezervat kombëtare të kafesë

Evropë

Zvicër, shfuqizohen rezervat kombëtare të kafesë

Më: 10 prill 2019 Në ora: 19:33
Ilustrim

Zvicra njoftoi sot planet për të shfuqizuar rezervën kombëtare të kafesë, një sistem që është përdorur për dekada, pas njoftimeve se kafeja nuk është e rëndësishme për mbijetesën e njerëzve.

Sipas planit, detyrimi për të ruajtur furnizimet me kafe do të përfundojë në fund të vitit 2022, njofton Reuters.

Zyra Federale për Stoqet Ekonomike arriti në përfundimin se kafeja nuk është një përbërës thelbësor për jetën, pasi pothuajse nuk ka kalori dhe nuk është e nevojshme në të ushqyerit, transmeton KosovaPress.

Detyrimi për të ruajtur furnizimin me kafe tani kanë 15 kompani, duke përfshirë "Nestle". Sasia e furnizimeve është rreth 15 tonë, e cila është e mjaftueshme për të mbuluar tre muaj konsumi me kafe në Zvicër.

Nestle, e cila është prodhuese e Nescafe, importuesit e tjerë dhe tregtarët e kafesë janë të obliguar sipas ligjit të ruajnë furnizimet e para të kafesë.

Shteti gjithashtu ruan rezervat e sheqerit, orizit, vajit ushqimor dhe ushqimit të kafshëve.

Sistemi i grumbullimit të rezervave u krijua midis Luftës së Parë dhe asaj të Dytë Botërore dhe ishte një sistem me të cilin Zvicra u përgatit në rast të mungesës së mundshme në rast lufte, katastrofe kombëtare ose epidemie,.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat