Gjermani, 9 miliardë euro për remontin e avionëve luftarakë Tornado

Evropë

Gjermani, 9 miliardë euro për remontin e avionëve luftarakë Tornado

Më: 10 prill 2019 Në ora: 19:43
Foto

Ministria e Mbrojtjes gjermane vlerëson se gati nëntë miliardë euro do të kushtojë të mbajë flotën e saj të vjetër të 93 avionëve luftarakë Tornado, të cilët do të fluturojnë deri në vitin 2030, sipas një dokumenti konfidencial të dërguar deputetëve gjermanë këtë javë.

Parashikimi i përafërt i kostos nënkupton 5.64 miliardë euro për mirëmbajtjen e avionëve luftarakë që janë në përdorim që nga viti 1983, 1.62 miliard euro për zëvendësimin e pjesëve të vjetra dhe 1.58 miliard euro për prokurimin e tyre, thuhet në dokument që u pa nga Reuters.

Gjermania në janar vendosi që si zëvendësim për Tornado të mos marrë avionët amerikanë F-35, dhe vendosi të zgjedhë ndërmjet F/A-18 ose "Eurofighter", dhe tani iu takon prodhuesve Boeing dhe Airbus të tregojnë se avionët e tyre janë të certifikuar të mbajnë armët bërthamore amerikane, e cila është një prej angazhimeve të ushtrisë gjermane brenda NATO-s.

Avionët Tornado mund të mbajnë bomba bërthamore amerikane dhe tani për tani është e sigurt se gjermanët do të varen prej tyre derisa të marrin aeroplanë të ri të certifikuar, gjë e cila mund të zgjasë me vite.

Flota aktuale e Tornado-s ka normën e gatishmërisë luftarake nën 40 për qind, shkruan Reuters.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat