Gjermania vendos taksë për thëngjillin? - Bota Sot
Gjermania vendos taksë për thëngjillin?

Evropë

Gjermania vendos taksë për thëngjillin?

Më: 10 prill 2019 Në ora: 20:14
Foto

Ministrja gjermane e Mjedisit deklaroi sot se qeveria do të konsiderojë futjen e taksës për thëngjillin si pjesë e planit kombëtar për të luftuar ndryshimet klimatike.

Duke folur për media pas mbledhjes së parë të veçantë të "kabinetit për klimën," Svenja Schulze tha se ministrat në qeverinë gjermane në muajt e ardhshëm do të paraqesin propozimet për reduktimin e emetimeve të gazeve serë në sektorët e ujit, raporton AP.

Ajo gjithashtu tregoi hapur për një lloj të tatimit mbi thëngjillin dhe vuri në dukje se disa vende të tjera  kanë futur tashmë masa të tilla për të dekurajuar djegien e lëndëve fosile që promovojnë ngorhjen globale.

Duke folur për taksën mbi thëngjillin, ministrja gjermane theksoi se "ka shumë modele të ndryshme që do të diskutohen."

Ministria gjermane e Transportit kundërshton objektivat specifike të "kabinetit për klimën", por Schultze këmbëngul se "të gjithë duhet të marrin pjesën e vet të përgjegjësisë".

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...