Macron: Ende asgjë nuk është zgjidhur për Brexit

Evropë

Macron: Ende asgjë nuk është zgjidhur për Brexit

Më: 10 prill 2019 Në ora: 20:43
Emanneul Macron

Presidenti francez, Emmanuel Macron, tha se në rast të vendimit për shtyrjen e serishme të Brexit, është e rëndësishme të mbrohet projekti dhe uniteti evropian, si dhe të merren përgjigje të qarta dhe të respektohet zgjidhja e popullit britanik.

“Në sytë e mi ende asgjë nuk është zgjidhur, veçanërisht kur bëhet fjalë për shtyrje më të gjata”, tha Macron në samitin e liderëve të BE-së kushtuar shtyrjes së serishme të Brexit.

Macron tha se në takimin e sotëm me kryeministren britanike Theresa May, tri gjëra thelbësore duhet patjetër të qartësohen: pse nevojitet një shtyrje më e gjatë, cili projekt politik e justifikon atë dhe cilat janë propozimet e qarta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat