Vdes nëna e Merkel

Evropë

Vdes nëna e Merkel

Më: 10 prill 2019 Në ora: 23:12
Herlind Kasner, Angela Merkel

Ka ndërruar jetë nëna e kancelares gjermane Angela Merkel, Herlind Kasner, ka bërë të ditur për AFP një zëdhënës i paemëruar i qeverisë gjermane, duke konfirmuar informacionin në media.

"Herlind Kasner, nëna e kancelares, vdiq", tha zëdhënësi i qeverisë pa specifikuar detaje të tjera.

Mediat gjermane raportuan se Herlind Kasner, profesoreshë e gjuhës latine dhe angleze, gjithmonë ishte diskrete dhe ajo vdiq në fillim të prillit në moshën  90-vjeçare.

Herlind Kasner lindi Angela në Hamburg në vitin 1954 para se të shkonte në pjesën lindore të Gjermanisë me bashkëshortin e saj Horst Kazner, babai i kancelares. Ai vdiq në vitin 2011.

Kancelarja Merkel quhet që nga viti 1977 kur u martua me Ulrich Merkel, nga i cili u divorcua më vonë, por e mbajti mbiemrin e tij.

Angela Merkel është aktualisht në Bruksel, në një samit të udhëheqësve të Bashkimit Evropian ku po diskutohet dalja e Britanisë së Madhe nga Unioni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat