“Nuk u dorëzua me lehtësi”: Dalin detaje të tjera rreth arrestimit të Julian Assange

Evropë

“Nuk u dorëzua me lehtësi”: Dalin detaje të tjera rreth arrestimit të Julian Assange

Më: 12 prill 2019 Në ora: 00:39
Pamje nga arrestimi i Julian Assange

Julian Assange bërtiti “kjo është e paligjshme, Mbretëria e Bashkuar duhet të rezistojë” pasi ai u nxor nga ambasada ekuadoriane këtë mëngjes, para se të futej në një furgon nga shtatë oficerë.

Themeluesi i WikiLeaks, me flokët e lidhur dhe një mjekër të gjatë gri, u takua me oficerët që u përpoqën të prezantoheshin rreth orës 10, por u përpoq të shmangte ata dhe të vraponte drejt dhomës së tij.

Si rezultat, shkruajnë mediat e huaja, shtatë oficerë u detyruan të frenonin 47-vjeçarin dhe ta ngrinin në ajër, përpara se ta nxirrnin atë nga dera e hyrjes së ambasadës dhe ta çonin drejt një furgoni policor.

Assange u arrestua zyrtarisht në stacionin policor West Central dhe u paraqit në Gjykatën e Westminster.

Policia u lejua të futej në ambasadë pasi qeveria ekuadoriane tërhoqi azilin e tij, duke fajësuar ndërhyrjen e tij në çështjet ndërkombëtare dhe duke qenë i paqëndrueshëm ndaj stafit të ambasadës.

Image

Në një deklaratë të ashpër, presidenti Lenin Moreno akuzoi Assange se kishte shkelur kushtet e azilit të tij duke “ndërhyrë në punët e brendshme të shteteve të tjera”, si dhe duke “bllokuar kamerat e sigurisë” dhe duke “keqtrajtuar rojet”.

Image

Ministrja e Brendshme, Maria Paula Romo, madje e akuzoi atë për njollosjen e mureve të ambasadës me jashtëqitje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat