Moscovici: Duhet një përgjigje konkrete për të rikthyer rritjen ekonomike në eurozonë

Evropë

Moscovici: Duhet një përgjigje konkrete për të rikthyer rritjen ekonomike në eurozonë

Më: 12 prill 2019 Në ora: 20:42
Pierre Moscovici

Komisioneri europian, Pierre Moscovici bëri sot thirrje për një përgjigje konkrete për të rikthyer rritjen ekonomike në eurozonë, duke ftuar veçanërisht Gjermaninë dhe Holandën, që kanë marzh manovre buxhetore, që të investojnë më shumë.

“Përballë ngadalësimit të rritjes në Europë, mendoj se një përgjigje konkrete duhet të diskutohet tani”, deklaroi komisioneri në kuadër të një mbledhje të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe të Bankës Botërore në Uashington.

“Duhet të ketë veprime buxhetore të përshtatshme për situatën e çdo vendi”, theksoi ai.

“Vendet që kanë nivele të larta të borxhit duhet patjetër të vazhdojnë përpjekjet për konsolidim dhe të tregojnë seriozitet buxhetor”, paralajmëroi ai, duke iu referuar Italisë dhe Francës. /atsh

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat