Beograd: Opozita i jep afat Vuçiqit deri më 19 prill

Evropë

Beograd: Opozita i jep afat Vuçiqit deri më 19 prill

Më: 13 prill 2019 Në ora: 22:59
Beograd, 13 prill, 2019.

Ka përfunduar protesta antiqeveritare dhe kundër presidentit serb Aleksandar Vuçiq në Serbi.

Organizatorët në përfundim të saj paraqiten kërkesat e tyre që përfshijnë formimin e një komisioni ndërmjet qeverisë dhe opozitës për organizimin e zgjedhjeve të lira, zgjedhjen e përbërjes së re të rregullatorit të mediave elektronike dhe zgjedhjen e ekipit të ri të transmetuesit publik.

Opozita tha se qeveria ka kohë deri të premten për t'iu përgjigjur kërkesave në të kundërtën, siç thanë, do të përballet me një protestë edhe më masive.

Afati që ka dhënë opozita serbe përkon me ditën kur edhe presidenti Aleksandar Vuçiq ka thirrur një tubim të qytetarëve për të dëshmuar, siç ka thënë, bashkimin dhe unitetin karshi problemeve të shumta që i ka Serbia.

Protesta e së shtunës u vlerësua të jetë më e madhja në vargun e tubimeve që po organizohet tash e disa muaj kundër presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat