Pavlopulos: Evropa nuk do të jetë serish një kontinent i errët

Evropë

Pavlopulos: Evropa nuk do të jetë serish një kontinent i errët

Më: 14 prill 2019 Në ora: 18:31
Prokopis Pavlopulos

Presidenti i Greqisë, Prokopis Pavlopulos, deklaroi sot se është i nevojshëm bashkëpunimi i mirë mes të gjithë anëtarëve të BE-së për t'u marrë me sindromat fobike dhe sjelljet që kufizohen me racizmin.

"Ne nuk do të lejojmë që dikush ta bëjë serish Evropën një kontinent të errët", tha Pavlopulos në hapjen e një muzeu të revolucionit grek në Amphisa, transmeton KosovaPress.

Sipas tij, Evropa do të mbetet një bastion i demokracisë dhe do të qëndrojë në hap me pabarazitë që "kanë lindur ose kanë zhvilluar një qëndrim ekstrem politik të populizmit që dëmton drejtpërdrejt familjen evropiane".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat