Europa, e rrezikuar nga sëmundjet tropikale - Bota Sot
Europa, e rrezikuar nga sëmundjet tropikale

Evropë

Europa, e rrezikuar nga sëmundjet tropikale

Më: 14 prill 2019 Në ora: 19:53
Foto ilustrim

Sëmundjet e shkaktuara nga insektet – si ethet hemorragjike, leishmanioza dhe encefaliti, – janë në rritje dhe kërcënojnë tani të përhapen në shumë pjesë të Europës.

Ky është paralajmërimi i fundit i shkencëtarëve. “Raste të këtyre sëmundjeve po rriten për shkak të ndryshimeve klimatike dhe zgjerimit të udhëtimeve ndërkombëtare e të tregtisë”, u tha në Kongresin e Mikrobiologjisë Klinike dhe Sëmundjeve Infektive, që po mbahet në Amsterdam.

Edhe zona më herët të paprekura, në lartësi më të mëdha, përfshirë Europën Veriore, janë në rrezik epidemish nëse nuk merren masa.

Sidoqoftë, ndryshimi i klimës nuk është faktori i vetëm, apo kryesori në rritjen e vektorit të sëmundjeve infektive në Europë, por është një nga faktorët e shumtë përkrah globalizimit, zhvillimit socioekonomik, urbanistik etj..

Ngrohja globale ka lejuar mushkonjat dhe insekte të tjera transportuese sëmundjesh të përhapen dhe adoptohen në sezone të ndryshme, si dhe të pushtojnë territore të reja nëpër Europë gjatë dekadës së shkuar, me epidemi ethesh hemorragjike në Francë dhe Kroaci, malarje në Greqi, ethet e Nilit në Europën Juglindore dhe “çikungunjan” në Itali dhe Francë.

“Më shqetësuesja – thonë kërkuesit, – është se kjo mund të jetë vetëm maja e ajsbergut”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...