Cavusoglu dhe deputetja franceze përplasen në një takim të NATO-s në Turqi, shkak “dita e gjenocidit të Armenisë” - Bota Sot
Cavusoglu dhe deputetja franceze përplasen në një takim të NATO-s në Turqi, shkak “dita e gjenocidit të Armenisë”

Evropë

Cavusoglu dhe deputetja franceze përplasen në një takim të NATO-s në Turqi, shkak “dita e gjenocidit të Armenisë”

Më: 15 prill 2019 Në ora: 10:36
Mevlut Cavusoglu

Ministri i jashtëm i Turqisë ka kritikuar një vendim francez për të shënuar 24 prillin si një ditë përkujtimi të gjenocidit armen, duke thënë se Franca duhet “të shikojë historinë e saj të errët”.

Sipas mediave të huaja, Mevlut Cavusoglu i ka bërë këto komente të premten gjatë një shkëmbimi të tensionuar të fjalëve me një parlamentare franceze në një takim të NATO-s në Turqi, një ditë pasi vendimi i Presidentit francez Emmanuel Macron u publikua në revistën zyrtare franceze.

Shumë historianë i konsiderojnë vrasjet masive të armenëve nën Perandorinë Osmane një shekull më parë si gjenocidi i parë i shekullit të 20-të.

Megjithatë, Turqia e hedh poshtë termin gjenocid, duke pretenduar se ata që vdiqën qenë viktima të luftës civile.

E Cavusoglu tha: “Franca është vendi i fundit që i jep Turqisë një mësim mbi gjenocidin dhe historinë. Ne nuk e kemi harruar atë që ndodhi në Ruandë dhe Algjeri”, ka thënë kryediplomati turk. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...