Finlanda përballë bisedimeve të vështira për koalicionin qeverisës

Evropë

Finlanda përballë bisedimeve të vështira për koalicionin qeverisës

Më: 15 prill 2019 Në ora: 14:45
Udhëheqësi i Social-Demokratëve në Finlandë, Antii Rinne.

Bisedime të vështira priten në Finlandë, pasi Partia Social-Demokrate e opozitës shënoi fitore të ngushtë në zgjedhjet e përgjithshme, që u mbajtën të dielën.

Udhëheqësi i Social-Demokratëve, Antii Rinne, tha se shpreson se qeveria e re do të formohet deri në fund të majit.

Sipas rezultateve përfundimtare, Social-Demokratët e majtë fituan 17.7% të votave, ndërsa Partia e Finlandezëve e ekstremit të djathtë doli e dyta, me 17.5% të votave.

Megjithatë, krijimi i një koalicioni funksional mund të jetë i vështirë, pasi asnjë parti nuk fitoi me një diferencë të qartë.

"Është e rëndësishme të kemi vlera të përbashkëta", tha kreu i Social-Demokratëve, Rinne.

Partia e Qendrës e kryeministrit aktual, Juha Sipila, fitoi 13.8% të votave.

Partneri i saj në qeverisje, Koalicioni Kombëtar, doli me 17%.

Kjo është hera e parë në një shekull që asnjë parti në Finlandë nuk fiton më shumë se 20% të votave në zgjedhjet e përgjithshme.

Partia Social-Demokrate bëri fushatë kundër shkurtimeve në shpenzimeve, që i zbaton koalicioni qeverisës. Partia e Finlandezëve fitoi popullaritet me një fushatë të dominuar nga retorika anti-migrante.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat