Një ditë pas zjarrit, shikojeni si duket sot katedralja e Notre Dame në Paris

Evropë

Një ditë pas zjarrit, shikojeni si duket sot katedralja e Notre Dame në Paris

Më: 16 prill 2019 Në ora: 08:58
Foto

Një zjarr i madh ka përfshirë pasditen e djeshme katedralen e famshme të Notre-Dame në Paris.

Pamjet e shpërndara në rrjetet sociale tregojnë tymin e madh që del nga çatia e katedrales, raportojnë mediat franceze.

Tymi i bardhë që del prej andej është i dukshëm në pjesën më të madhe të Parisit.

Sipas informacioneve të para besohet që zjarri ka rënë në pjesën ku po bëhen restaurimet e objektit dhe flakët kanë shpërthyer në zonën poshtë çatisë së katedrales.

Në pamjet e drejtpërdrejta shihen dëmet e mëdha të pësuara nga zjarri derisa presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka premtuar rindërtimin e saj.
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat