Shkatërrimi i Notre Dame/ Miliarderi dhuron shifrën marramendëse për rindërtimin e saj

Evropë

Shkatërrimi i Notre Dame/ Miliarderi dhuron shifrën marramendëse për rindërtimin e saj

Më: 16 prill 2019 Në ora: 09:45
Emmanuel Macron, Francois-Henri Pinault

Burri miliarderi i Salma Hayek ka premtuar 100 milionë euro për të ndihmuar në rindërtimin e katedrales së Notre Dame pasi një zjarr katastrofik shkatërroi kulmin e saj.

Biznesmeni francez e bëri njoftimin vetëm disa orë pas tragjedisë.

Pinault, i cili u martua me aktoren meksikane-amerikane Salma Hayek në 2009, është shefi ekzekutiv i Kering, i cili zotëron markat si Gucci dhe Yves Saint Laurent.

Ai foli pasi presidenti Emmanuel Macron deklaroi jashtë katedrales gotike se një fushatë kombëtare për mbledhjen e fondeve për të rivendosur Notre Dame do të fillojë të martën.

Ai tha, ndërsa ‘më e keqja ishte shmangur’ dhe fasada dhe dy kulla të shpëtuara, ‘orët e ardhshme do të jenë të vështira’.

Image
Image


 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat