Në Londër protestohet kundër ndryshimeve klimatike - Bota Sot
Në Londër protestohet kundër ndryshimeve klimatike

Evropë

Në Londër protestohet kundër ndryshimeve klimatike

Më: 18 prill 2019 Në ora: 23:44
Një protestuese në Londër duke mbajtur mbishkrimin: "Nuk ka një planet të dytë".

Protestuesit që kanë bllokuar rrugët dhe urat e Londrës për më shumë se tre ditë kanë thënë se situata do të përshkallëzohet nëse Qeveria britanike nuk merr hapa kundër ndryshimeve klimatike, transmeton agjencia e lajmeve, Associated Press.

Qindra protestues kanë bllokuar disa zona të qytetit, duke përfshirë Urën Vaterlu, nga dita e hënë.

Protestuesit kanë vendosur tenda, sisteme të zërit dhe kamionë me ushqime afër zonave ku janë duke protestuar.

Zyrtarët kanë thënë se si pasojë e protestave, trafiku është ngarkuar rëndë, çka ka rezultuar me shprehje të zemërimit nga banorët e Londrës.

Deri më tani është raportuar se policia ka arrestuar 420 persona.

Pjesëtari i një grupi protestues, Gail Bradbrook ka thënë të enjten se protestës “janë duke iu bashkuar më shumë njerëz”.

Sekretari i Brendshëm britanik, Sajid Javid ka thënë se protestuesit “nuk kanë të drejtë të thyejnë ligjin dhe të ndërhyjnë në përditshmërinë e personave të tjerë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...