Mortaja e bardhë prek edhe malazezët - Bota Sot
Mortaja e bardhë prek edhe malazezët

Evropë

Mortaja e bardhë prek edhe malazezët

Më: 19 prill 2019 Në ora: 11:32
Flamuri malazez

Në 15 komuna të Malit të Zi në vitin e shkuar është shënuar shtim negativ i popullsisë, para së gjithave në veri të vendit, thonë të dhënat e Administratës për Statistikë në këtë vend, shkruan gazeta “Dan”, transmeton “Bota Sot”.

Sipas këtij mediumi i vetmi qytet me shtim pozitiv të popullatës në vitin që shkoi ishte qyteti i Rozhajës.

Në Malin e Zi në vitin që shkoi janë lindur 7.260 fëmijë, ndërkohë që në periudhën e njëjtë kanë vdekur 6.494 persona, që do të thotë se në nivelin shtetëror shtimi i popullsisë ishte për 766 persona, kjo përbën rritjen më të vogël të numrit të banorëve në historinë e Malit të Zi.

Krahasimi i shtimit të popullatës që në vitin 1991 ishte 5.636, është për 7 herë më i madh se (766) sa ishte në vitin e shkuar.

I vetmi qytet që dallon për vazhdimësi të shtimit të popullatës me trend pozitiv është Rozhaja dhe Podgorica. Në kryeqytetin e vendit Podgoricë vitin që shkoi ka pasur 2.714 lindje, ndërkohë që kanë vdekur 1.714 qytetarë, që do të thotë një rritje prej 1 mijë personave.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...