Dy gra vdesin në Britani pasi u futën në det në mesnatë

Evropë

Dy gra vdesin në Britani pasi u futën në det në mesnatë

Më: 19 prill 2019 Në ora: 18:52
Britani

Dy gra kanë vdekur në Britani të Madhe pasi ishin futur në det rreth mesnatës dhe kishin filluar të notonin.

Policia e Aberdeenit tha se vdekja e grave 22 dhe 36-vjeçare është një aksident tragjik.

Një qytetar e kishte njoftuar policinë rreth orës 12 e 40 minuta pas mesnate pasi kishte vërejtur se gratë po përballen me vështirësi gjatë notimit në det.

Gratë me shtetësi të huaj ishin nxjerrë nga uji nga shërbimi i emergjencës dhe u dërguan në spitalin e qytetit, ku më vonë vdiqën.

Policia e ka nisur një hetim, por ka thënë se nuk ka vërejtur rrethana të dyshimta për këtë rast.

“Bazuar në hetimet fillestare, përfshirë bisedat me dëshmitarët që ishin në vendin e ngjarjes, ne kemi marrë vesh se gratë kanë hyrë në ujë për të notuar. Duket se ato i kanë nënvlerësuar kushtet atmosferike”, tha shefi i policisë, Martin Mackay.

Autoritetet po e vazhdojnë kontrollimin e plazhit afër vendit ku u gjetën dy gratë. Në këtë operacion u përfshinë edhe rojet bregdetare, shkruan “Independent”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat