14-vjeçari qëllohet me thikë, tmerrohen të pranishmit - Bota Sot
14-vjeçari qëllohet me thikë, tmerrohen të pranishmit

Evropë

14-vjeçari qëllohet me thikë, tmerrohen të pranishmit

Më: 19 prill 2019 Në ora: 23:17
Angli

Një djalë 14-vjeçar është qëlluar me thikë, në stomak dhe këmbë, pranë një plazhi në Merseyside sot.

Furgona polie dhe makina të patrullimit, nxituan në Crosby Marina Park rreth orës 5.45 sot.

Një grup vajzash adoleshente që kishin ndihmuar djalin u panë të mbuluara me gjak pas incidentit.

Image

Zyrtarët mbyllën një zonë të dunave me rërë nga Rruga e Jugut në Waterloo dhe filluan hetimin për detaje.

Një vizitor në plazh tha: “Ne kishim marrë fëmijët për një shëtitje pasditeje, por policia nuk na la të kalonim”.

“Njerëzit po thonë se të rinjtë ishin të përfshirë dhe dikush ishte therur. Ne sjellim fëmijët këtu pothuajse çdo fundjavë dhe kurrë nuk kemi parë kaq shumë policë këtu “, tha një tjetër.

Image

Inspektori Paul Parry tha: “Ne fillimisht besojmë se ky ishte një sulm i shënjestruar dhe fatmirësisht duket se ka rezultuar me lëndime të lehta”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...