Juncker: Ka përpjekje për ndikim nga jashtë në europarlamentare - Bota Sot
Juncker: Ka përpjekje për ndikim nga jashtë në europarlamentare

Evropë

Juncker: Ka përpjekje për ndikim nga jashtë në europarlamentare

Më: 20 prill 2019 Në ora: 15:32
Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker

Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker paralajmëron se po bëhen tentativa për të manipuluar zgjedhjet e 26 Majit për Parlamentin Europian. Duke folur për shtypin gjerman, Juncker shënjestron Kryeministrin hungarez Viktor Orban si përhapës të lajmeve të rreme për të përfituar vota.

“Shoh përpjekje për të ndikuar në zgjedhjet europiane me manipulime që vijnë jo vetëm nga jashtë Bashkimit Europian. Ka edhe brenda BE-së disa shtete që kërkojnë të orientojnë vullnetin e zgjedhësve në një drejtim të caktuar përmes lajmeve të rreme, siç mund të jetë për shembull Kryeministri Viktor Orban i Hungarisë”.

Në intervistë, Juncker e sheh me pesimizën çështjen Brexit. Pavarësisht shtyrjes së afatit përfundimtar deri më 31 Tetor, kreu i Komisionit Europian thotë se rreziku i daljes pa marrëveshje të Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian është i madh.

Për Kancelaren gjermane Angela Merkel, thotë se është një politikane tepër e madhe për t’u zhdukur nga skena politike në 2021-shin, teksa e sheh atë si të mirëkualifikuar për një post të lartë në institucionet e Bashkimit Europian. Mandati 5-vjeçar i Jean-Claude Juncker në krye të Komisionit Europian përmbyllet më 31 Tetor të këtij viti.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...