Policia britanike arreston mbi 700 protestues

Evropë

Policia britanike arreston mbi 700 protestues

Më: 20 prill 2019 Në ora: 15:43
Ilustrim

Aktivistët për mbrojtjen e mjedisit dhe klimës janë mbledhur në disa vende në pjesën qendrore të Londrës për të gjashtën ditë radhazi dhe i kanë bllokuar disa rrugë. Për këtë arsye, policia britanike ka ndërhyrë dhe i ka arrestuar shumë protestues.

Ura e Waterloos dhe Rruga e Oksfordit janë bllokuar përsëri nga aktivistët, pavarësisht se policia e largoi një anije të madhe nga një zonë të ngarkuar tregtare në përpjekje për ta kthyer normalitetin në rrugët e kryeqytetit britanik.

Policia metropolitane njoftoi se deri tash i ka arrestuar 715 persona në lidhje me protestat që filluan të hënën. Për më tepër, ndaj 28 protestuesve është ngritur akuzë për prishje të rendit publik.

Rreth 20 aktivistë, shumica prej të cilëve ishin nën moshën 17-vjeçare, e organizuan një protestë të vogël edhe në rrugët që janë afër aeroportit Heathrow dhe u arrestuan nga policia.

“Një gjë e pazakontë rreth kësaj proteste është vullneti i pjesëmarrësve për t’u arrestuar nga policia dhe mungesa e rezistencës ndaj arrestimit”, tha një zëdhënës i policisë.

Edhe themeluesja e grevave shkollore kundër ndryshimit të klimës, suedezja Greta Thunberg, ka thënë se shpreson që do të bashkohet me protestuesit në Londër, shkruan “Independent”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat