Falë “Game of Thrones”, Irlanda e Veriut i druhet fundit të serialit

Evropë

Falë “Game of Thrones”, Irlanda e Veriut i druhet fundit të serialit

Më: 20 prill 2019 Në ora: 18:43
Ilustrim

Shpata, mburoja dhe “selfie”. Një autobus turistësh është përfshirë tërësisht nga ethet e “Game of Thrones”. Që nga ngritja meteorike e serialit në vitin 2011, fansat i janë drejtuar Irlandës së Veriut, ku janë filmuar pjesa më e madhe e skenave.

Zyrtarët e turizmit vlerësojnë tani se, një në 6 vizitorë i drejtohen provincës britanike falë serialit.

“Javën e kaluar, mendoj të dielën, kishim një autobus me shtetas nga 24 vende të botës në të”, tha Patrick Rogan, guidë turistike “Stones and Thrones”.

Guidat në këto rajone, që dikur ishin të trazuara, kanë bërë që fluksi i turistëve të krahasohet me atë që përjetoi Zelanda e Re pas filmit “Lord of the Rings”. Por, vendet ku janë xhiruar skena të ndryshme janë vetëm gjysma e atraksionit.

Shumë vizitorëve iu pëlqen të zhyten në botën e filmit, duke u veshur madje edhe si personazhet e tij.

“Vendi ofron shumë dhe gjithçka është me të vërtetë një surprizë për mua”, tha Akshay Mannur, turist indian.

Një ekspozitë e re kostumesh dhe pjesësh seti nga filmi është hapur po ashtu në Belfast. Në përurimin e saj, yjet ngritën në qiell filmin dhe efektet e tij. Tani që fundi i filmit po afron, Irlanda e Veriut shpreson që fansat të vazhdojnë të vizitojnë vendin, edhe në vitet që do të vijnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat