Rrëzohet avioni në Bullgari, 2 të vdekur

Evropë

Rrëzohet avioni në Bullgari, 2 të vdekur

Më: 20 prill 2019 Në ora: 23:47
Foto ilustrim

Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e rrëzimit të një avioni të vogël në qytezën Orizare në juglindje të Bullgarisë.

Kryetari i Komunës së Orizares, Yordan Totev, në deklaratën për Radion Kombëtare të Bullgarisë, tha se si pasojë e rrëzimit të një avioni pronë e një klubi sportiv në qytezë, kanë humbur jetën 2 persona.

Sipas vlerësimeve të para avioni është rrëzuar për shkak të problemit në krahun e avionit.

Ndërkohë ka nisur hetimi në lidhje me aksidentin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat