Gjendet skeleti i iluzionistit, truku mund të ketë shkuar keq - Bota Sot
Gjendet skeleti i iluzionistit, truku mund të ketë shkuar keq

Evropë

Gjendet skeleti i iluzionistit, truku mund të ketë shkuar keq

Më: 21 prill 2019 Në ora: 10:27
Ivan Klyucharev

Pothuajse dy vjet pas zhdukjes së tij, u gjetën mbetjet e Ivan Klyucharev, 30 vjeç, iluzionisti rus, i quajt me nofkën “Harry Houdini”. Rrethanat e vdekjes së tij janë misterioze, por një kamera e gjetur pranë skeletit mund të ndihmojë hetuesit. Ivan u gjet në pyll, me pranga në një pemë 80 milje nga Moska.

I riu mund të ketë provuar një truk të ri sepse pesë pako me pranga, tre zinxhirë metali dhe gjashtë jastëk u gjetën gjithashtu në vendin e ngjarjes. Përpjekja për të përsëritur veprat e Houdinit dhe për të filmuar veten kur ai  lirohej nga zinxhirët do të përfundonte në tragjedi, por hipoteza e lojës erotike apo e vrasjes nuk përjashtohet nga hetimet e policisë.

Sipas raporteve të Daily Mail, dora e majtë e të riut ishte e lidhur me prangat në një zinxhir të lidhur rreth një peme. Trupi u zbulua nga një burrë, Eduard Karpov, i cili ishte në pyll: “Pashë kafkën ende të mbuluar me një xhup dhe skeleti i tij ishte i mbuluar me gjethe. Ai ishte në listën e personave të zhdukur. Është vërtetuar se njeriu ishte anëtar i një komuniteti që praktikonte aftësitë e mbijetesës në kushte ekstreme. Analiza ligjore u urdhërua për të përcaktuar shkaktarin e saktë të vdekjes”, thanë hetuesit. Ivan Klyucharev vdiq në maj 2017.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...