Papa Françesku feston Pashkët nën hijen e sulmit të përgjakshëm në Sri Lankë - Bota Sot
Papa Françesku feston Pashkët nën hijen e sulmit të përgjakshëm në Sri Lankë

Evropë

Papa Françesku feston Pashkët nën hijen e sulmit të përgjakshëm në Sri Lankë

Më: 21 prill 2019 Në ora: 11:31
Papa Françesku

Papa Françesku po i feston Pashkët këtë vit nën hijen e sulmeve masive kundër besimtarëve të krishterë në Sri Lankë.

Pas disa orëve të festimeve në orët e vona të natës, Papa Françesku mori pjesë në liturgjinë e së dielës për ta shënuar ringjalljen e Krishtit.

Këtë vit Pashkët mbetën nën hijen e shkatërrimit të katedrales Notre Dame nga zjarri dhe sulmit masiv kundër të krishterëve në Sri Lankë.

Më shumë se 150 njerëz u vranë dhe qindra të tjerë u plagosën në tri kisha të Sri Lankës gjatë meshës të së dielës dhe në tri hotele të vizituara nga të huajt.

Pritet që më vonë Papa ta mbajë fjalimin vjetor për konfliktet dhe problemet me të cilat përballet bota, shkruan “Fox News".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...