Sulmohet fizikisht lideri i opozitës në Turqi

Evropë

Sulmohet fizikisht lideri i opozitës në Turqi

Më: 21 prill 2019 Në ora: 17:32
Lideri i opozitës në Turqi

Lideri i partisë opozitare Partia Popullore Republikane (CHP), është sulmuar nga një grup burrash gjatë një ceremonie varrimi në Ankara, shkruan Washington Post.

Bëhet fjalë për Kemal Kılıçdaroğlu, i cili po merrte pjesë në varrimin e ushtarakut 26-vjeçar Yener Kirikçi, i cili ishte vrarë gjatë luftimeve të ashpra me kurdët dhe ishte i shoqëruar nga kryetari i sapozgjedhur i Ankarasë, Mansur Yavaş.

Kılıçdaroğlu është goditur disa herë në kokë edhe pse pjesëtarët e sigurimit mundoheshin ta mbrojnë nga turma, në varrimin e ushtarakut të vrarë përgjatë vijës kufitare me Irakun.

 

Kandidatët e CHP në zgjedhjet e fundit lokale, kanë arritur të mundin kandidatët e presidentit aktual turk Recep Tayyip Erdogan në Ankara dhe Stamboll.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat