Lideri i opozitës turke sulmohet nga turma në një funeral

Evropë

Lideri i opozitës turke sulmohet nga turma në një funeral

Më: 21 prill 2019 Në ora: 23:32
Foto

Kemal Kilicdaroglu, lider i Partisë Republikane të Popullit (CHP), u dërgua në një shtëpi të afërt nga forcat e sigurisë për t’u mbrojtur nga sulmet në drejtim të tij të dielën, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve ‘Anadolu’.

Konfirmimin mbi incidentin e kanë bërë edhe partia opozitare CHP.

Një video që po qarkullon në rrjetet sociale shfaqte turmën duke shtyrë dhe goditur Klicdaroglu-n, i cili gjendej në mesin e turmës.

“Kilicdaroglu është në zyrat qendrore të partisë tashmë. Gjendja e tij shëndetësore është e rregullt”, e konfirmoi një zyrtar i partisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat