Koment: Kisha duhet të veprojë - Bota Sot
Koment: Kisha duhet të veprojë

Evropë

Koment: Kisha duhet të veprojë

Më: 22 prill 2019 Në ora: 10:41
Papa Françesku dhe nënpunësit në kishë duhet të jenë tani shumë konkret

Kisha si instancë morale ka probleme me besueshmërinë, por ajo ka shansin për mesazhe të reja për Pashkët. Ajo duhet të shfrytëzojë këtë shans, mendon komentatori Christoph Strack.

Kryqi mbeti. Bota mbeti e habitur dhe fliste për mrekulli. Kur zjarrfikësit u futën pas zjarrit të tmerrshëm në katedralen e djegur Notre-Dame, mbetën me gojë hapur kur panë se kryqi ende qëndronte, gati me shkëlqimin e mëparshëm.

Katastrofa në Notre-Dame ka tërhequr në një farë forme tërë vëmendjen e opinoinit drejt kishës. Vëmendjen e besimtarëve por edhe atyre që nuk besojnë, sepse Franca u godit në themelet e saj. Notre-Dame ishte një prej simboleve evropiane... Kryeqi i Notre Dame mbeti si simbol i botës dhe traditave të krishtera në Evropë.

Askush më nuk flet për dhunën seksuale dhe abuzimet e njerëzve të kishës, madje as për grupimet dhe luftën mes grupeve të ndryshme në kishën katolike. Ndrkohë që kisha katolike e Romës gjendet në momentet më të vështira të respektit ndaj saj. Në Australi është denuar një kardinal me burg, për shkak të abuzimeve. Në Francë është nën masa arresti një tjetër, për shkak të keqpërdorimeve. Papa Françesku ka liruar një kardinal dhe shumë peshkopë nga postet e tyre. Rastet janë shumë të njohura. Besimin ka humbur shumëkush. Ndërsa kisha po përpiqet të mësojë të jetë e sinqertë.

Po çfarë ka një kishë e këtillë të thotë në këto momente? Kryqi që ka mbijetuar në Notre-Dame paraqet një simbol që na rikthen tek gjërat më të rëndësishme. Ai simbolizon një prej ngjarjeve qendrore të Pashkëve, mbijetesën e vdekjes. Ky është një simbol i besimit të krishterë.

Por nëse kisha mendon ta rikthejë respektin dhe besimin, atëherë duhet të kuptojë seriozisht mesazhin e kryqit. Në kohën e romakëve vdekja në kryq ishte më e trupshmja, simbol i vuajtjeve.

Papa Françesku dhe nënpunësit në kishë duhet të jenë tani shumë konkret. Françesku i ka dalur në mbështetje fëmijëve të abuzuar por edhe migrantëve në gjendje të rëndë. Ai është i prekur edhe me forma të ndryshme të skllavërisë, që ekzistojnë edhe sot në kohën e Pashkëve. Kisha duhet të veprojë në këto momente të festës, duhet të veprojë me masa konkrete, sepse kjo është kohë e populizmave dhe fjalëve. Kjo duhet të shtrihet prej mbështetjes në kohën e Pashkëve e deri tek dëmshpërblimi financial i atyre që kanë përjetuar dhunë seksuale.

Kisha e ka humbur besimin e këtyre personave si instanca më e lartë morale. Por ajo mund të mbështetë personat e prekur. Para 2000 vitesh të gjitha kanë filluar me një ringjallje. Këtë na kujton sot edhe kryqi në Notre-Dame. Kisha tani duhet të veprojë./DW

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...