Zvicër: Tre të dyshuar për sulm ndaj konsullatës turke

Evropë

Zvicër: Tre të dyshuar për sulm ndaj konsullatës turke

Më: 22 prill 2019 Në ora: 13:26
Foto ilustrim

Policia zvicerane ka arrestuar tre persona sot për dyshimin se kanë hedhur tre pajisje të ndezshme në Konsullatën e përgjithshme turke në Cyrih.

Sipas AP, policia vërejti se zjarri kaploi ndërtesën gjatë natës, por se reagimi i menjëhershëm i autoriteteve ndikoi në shuarjen e tij të menjëhershme.

Tre burra, të moshës 17, 18 dhe 19-vjeç, dyshohen se po përpiqeshin të iknin nga vendi i ngjarjes.

Policia u ka bërë thirrje qytetarëve për të raportuar çdo veprimtari të dyshimtë në zonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat