Të pastrehët në Francë protestojnë për shkak të Notre Dame - Bota Sot
Të pastrehët në Francë protestojnë për shkak të Notre Dame

Evropë

Të pastrehët në Francë protestojnë për shkak të Notre Dame

Më: 22 prill 2019 Në ora: 14:53
Të pastrehët në Francë

Dhjetëra anëtarë të Shoqatës së francezëve të pastrehë u mblodhën sot në një protestë jashtë katedrales së djegur Notre Dame në Paris, duke kërkuar që të varfrit të mos harrohen pasi u mblodhën mbi një miliard euro kontribute vullnetare për rindërtimin e vendit të shenjtë.

Rreth 50 vetë nga Shoqata e Personave të Pastrehë Francezë mbanin pankarta me mbishkrimin "miliarda për 24 orë".

Sipas AP, ata reaguan ndaj miliarderit Bernard Arnou, i cili dhuroi 200 milionë euro javën e kaluar.

Disa pjesëmarrës në protestë bërtisnin: "Notre Dame ka nevojë për një çati, dhe ne kemi nevojë për një çati".

Policia e Parisit mbikëqyri një protestë paqësore, por nuk ndërhyri.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...