Salvini: Qeveria do të mbijetojë, kemi edhe katër vjet bashkëpunimi

Evropë

Salvini: Qeveria do të mbijetojë, kemi edhe katër vjet bashkëpunimi

Më: 23 prill 2019 Në ora: 13:02
Matteo Salvini

Ministri i Brendshëm italian dhe kreu i krahut të djathtë Matteo Salvini tha sot se koalicioni qeverisës para vetes ka edhe katër vjet punë dhe se duhet të shmangen zgjedhjet e jashtëzakonshme.

"Unë mund t'ju them se jam i përkushtuar për mbijetesën e qeverisë, por për tango nevojiten dy", tha Salvini.

Dy partitë kryesore në koalicion u përleshën javën e kaluar pas hapjes së një hetimi mbi këshilltarin ekonomik të Salvini, Armand Siri, transmeton Bloomberg.

Sipas agjencisë, udhëheqësi i Lëvizjes Pesë Yje dhe zëvendëskryeministri Luigi Di Majo kërkuan dorëheqjen e Siri.

Liga e krahut të djathtë, megjithatë, ka mbështetur Sirin, duke theksuar se ka "shumë besim" në të.

Agjencia thotë se ka pasur një mosmarrëveshje midis Salvini dhe zëvendës kryeministrit Luigi Di May nga Lëvizja Pesë Yje për politikën e migracionit dhe hekurudhat në Alpet.

Salvini shprehu besimin se qeveria do të mbijetojë dhe se ka shenja të një rimëkëmbjeje në ekonominë italiane.

Sipas një sondazhi të opinionit publik, Liga e krahut të djathtë ka mbështetjen 36.9 për qind, që është pothuajse 15 për qind më shumë se Lëvizja Pesë Yje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat