Politikani austriak dorëhiqet për shkak të këngës kontroverse - Bota Sot
Politikani austriak dorëhiqet për shkak të këngës kontroverse

Evropë

Politikani austriak dorëhiqet për shkak të këngës kontroverse

Më: 23 prill 2019 Në ora: 13:30
Foto ilustrim

Politikani austriak Christian Schlicher i Partisë së Lirisë ka dhënë dorëheqjen sot nën presionin e publikut pasi kënga e tij antimigrim provokoi reagime të ashpra në Austri dhe më gjerë.

Kjo u konfirmua nga zëvendëskryeministri Heinz-Cristian Strache, kolegu i partisë Christian Schilcher, i cili tha se do të largohej nga partia FPO.

Ai jep dorëheqjen si zëvendës kryebashkiak i Braunau në Ina, ndryshe vendlindja e Adolf Hitlerit.

Në këngën Schlicher krahasohen migrantët me minjtë dhe paralajmërojnë për rrezikun e përzierjes së kulturave, njoftoi media austriake.

Kancelari Sebastian Kurz reagoi ashpër,  duke kërkuar që dega e partisë së tij në Austrinë e Epërme të distancohej nga kënga.

"Zgjedhja e fjalëve është e neveritshme, çnjerëzore dhe thellësisht raciste ", tha ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...